Qysh u tejkaluen situatat e pakandshme pozitë-opozitë!

thaciiiiii

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaru se janë tejkalu situatat e pakandshme që kanë ndodh ma herët në mes pozitës dhe opozitës dhe tashma po ndodhin takime në nivele të ndryshme, ku po diskutohen çashtje të randësishme për vendin.

“Sa i përket pozitës dhe opozitës vlerësoj naltë situatën aktuale, nji normalitet i jetës demokratike. Inkurajoj takime sikur ditët e mahershme të krejt lidershipit për të diskutue çashtje të randësishme për vendin.

Këto takime tanima po ndodhin në nivele të ndryshme dhe zyra e presidentit ka me ndikue normalisht”, tha Thaçi.