Qysh e sheh Edi Rama dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama ka thanë se mbledhja e sotme mes dy qeverive asht kunorëzim i nji pune të gjatë përgaditore, për me que përpara nji plan strategjik për integrimin e hapësinës së perbashkët ekonomike dhe kulturore.

Ai po ashtu tha se mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Simbas tij, krejt duhet me besue se nëse Qeveria e Kosovës nuk do të ishte kambëngulëse në dialog, nuk do të ndodhte liberalizimi i vizave.

Në nji konferencë për media, Rama tha se takimi i sotëm thellon bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme, si lehtësimi i procedurave që pengon shkembimin mes njerëzve dhe mallnave në kuptimin ekonomik dhe tregtar.