“Qytetarët e pakënaqun” marrin pergjegjësi për sulmin ndaj Presidencës!

Nji grup i vetëquejtun “Qytetarët e pakënaqun” e kanë marrë pergjegjësinë për hedhjen e koktejt të mollotovit n’objektin e Kuvendi të Kosovës, aty ku asht e vendosun edhe Presidenca.

N’email’in zyrtar të Klan Kosovës ka ardh nji mesazh nga adresa [email protected], në të cilën thuhet se ky grup merr pergjegjësinë për këtë akt.

Letra asht e shkrueme me nji gjuhë shumë të varfën dhe me shumë gabime drejtshkrimore.

“Mbas shumë aksioneve tona, mbramë kemi djeg edhe Kuvendin”, thuhet në këtë pranim të veprës.

Letra asht e drejtueme kryesisht kundër kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa.

Kjo asht letra origjinale e dergueme në redaksinë e Klan Kosovës.