Qytetarët: Jo ma ditë pushimi mbas festave zyrtare

Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës parasheh që kur festat të bien në ditën e Shtune ose të Dillen, pushimi me u shty’ për ditët mbasardhëse.

Kjo ishte arsyeja që edhe sot, nji ditë mbas Pashkëve, sikurse edhe çdo ditë tjetër mbas festave kur bien në fundjavë, institucionet publike ishin të mbylluna.

Por ky ligj duhet me u ndryshue.

Këtë e konfirmon për Televizionin Rrokum vetë Ministri i Administratës Mahir Yagcilar, tue premtue se vitin e ardhshëm ka me i sigurue votat për më ndryshue këtë ligj.

E njajtë mendon edhe Ismail Kurteshi, anëtar i Komisionit për Arsim nga radhët e VV’s.

Ai përmes telefonit i tha Televizionit Rrokum se zhvendosja e pushimit nga ditët e vikendit në ditë të punës asht e panevojshme, dhe e damton jo vetëm arsimin por edhe institucionet tjera, madje ai veçoi Ditën e Europës të cilën e feston vetëm Kosova, pjesë e së cilës ende s’asht.

Nga ana tjetër, qytetarët përmes nji antekë nga Televizioni Rrokum, shprehën të indinjuem për mbylljen e institucioneve publike, përfshi komunat, por edhe ato private të biznisit, si bankat etj.

Por ky kalendar festiv ka me vazhdue edhe për të Hanat tjera që kanë me qenë pushim deri në fund të vitit: për ditën e Kushtetutës, pashkët Ortodokse, Ditën e Europës dhe festat tjera, që zhvendosin pushimin në ditë të punës.

Vite ma parë, qeveria e Fatos Nanos në Shqipni e shpalli nji ligj të tillë, por ai u shfuqizue me ardhjen në pushtet të Sali Berishës.