Qe për çka protestuen qytetarët sot n’Prishtinë!

Ka nji muej qe partitë e opozitës, AAK dhe Nisma u përgaditen për protestën e sotit.

E po sot, ashtu si edhe tha dje në nji konferencë për media Ramush Hardinaj që e gjithë Kosova ka me u ba bashkë, mundet me u përkufizue me pamjen e autobusëve të cilët e mbushen parkingun mbas Palltatit të Rinisë.

Me të zbritun nga autobusët, qytetarët e mllefosun tregojnë arsyet se pse ju bashkuen protestës së sotme.

Ndërsa kishte nga ata që punën e kishin ndëpre për me ju bashkue kësaj protestës së sotme.

E nji e mushueme krahason liderët e pushtetit me Shtetin Islamik.

Por ndryshe nga protestat e kalueme, kësaj here forcat e Policisë së Kosovës ishin më të pakta nga ato se cka jemi mësue me pa në kohët kur Vetëvendosje therriste protesta.
E për pajisjen me flamuej kombëtar dhe ata të Republikës ishin caktue disa vajza me i shpërnda për pjesëmarrësit në këtë protestë.

Mirëpo në ofrimin e pankartave drejt qytetarëve u dëgjoheshin edhe lutjet..
Që protesta me qenë masvie, cifti partiak ishte kujdesë që përvec burrave dhe grave, në shesh të mbledhen edhe femitë e vegjel.

Simbas të dhanave dheta autobusa kanë ardhë nga Decani, Istogu, Malisheva, Drenica si dhe vendet tjera për me u bashkue në protestën e sotit, me moton “Shtet me Dinjitet”