Qytetarët s’kanë me mujt me importue kerre ma të vjetra se 10 vjet mbas kësaj date

Institucionet e Republikës së Kosovës në legjislaturën e kalueme kanë miratue Ligjin 05/L-132 për automjete i shpallun në Gazetën zyrtare nr.15 të datës 11 Maj 2017, simbas të cilit parashihet që mbas nji afati kalimtar të kufizohet vjetërsia e lejueme e kerreve që importohen.

Ma saktësisht, deri me datën 31.12.2017, vazhdon importimi i kerreve pa kufizim të vjetërsisë simbas Vendimit të Qeverisë nr.16/20 me propozim të Ministrit të Financave të asaj kohe, Avdullah Hoti.

Mbas kësaj date, nga 1 Kallnori 2018, nuk kanë me mujt me u importue kerre ma të vjetra se 10 vjet dhe që nuk plotësojnë standardin EURO 4 për normat e shkarkimeve në ajër, kufizim ky i përcaktuem me ligjin për automjete.

Prandaj, qytetarët që planifikojnë të importojnë kerre duhet të marrin parasysh ndryshimin e kushteve të importit simbas ligjit të ri për automjete./KosovaPress/