Qyteti s’asht ma! Shkon në 22 numri i viktimave prej tërmetit!

Ka arritë në 22 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në rajonin e Lazios në Itali.

“Qyteti nuk asht ma. Ka njerëz nën rrënoja”. Asht kjo deshmia e parë dramatike e kreut të Komunuës Amatrice që u godit nga nji tërmet me magnitudë 6.0 ballë mëngjesin e sotëm, Sergio Pirozzi.

Ndërsa kreu i kryqit të kuq ka pohue se, në zonë ka pasë edhe rrjedhje gazi.

Tërmeti mësohet të ketë zgjat vetëm 20 sekonda, por në zonë kanë ndodh të tjera lëvizje sizmike me magnitudë 5.1 ballë n’orën 04:32 të mëngjesit dhe 5.4 ballë n’orën 04.33, me epiqendër 5 kilometër larg nga Norcia.

Fatkeqësisht janë regjistrue edhe viktimat:

Në Acuumoli janë të paktën 6 të vdekun, ndërsa po tentohet të shpëtohet nji familje prej katër personash me dy femi të vegjël, të bllokuem nën rrënoja.

Dëshmitarët rrëfejnë se si kanë pa duer njerëzish të dalin nga rrënojat tue thirrë për ndihmë.

“Ndihen ulërimat e nanave me femijët e tyne”-tha nji deshmitar.

Mbrojtja civile po vijon akcionin për shpëtimin e njerëzve që mund të kenë mbet nën rrënoja.