Radikalet serbë e presin me protesta edhe Biden’in!

Partia Radikale Serbe (SRS) organizon nji protestë kundër ardhjes së nënpresidentit amerikan Joseph Biden në Beograd.
Megjithatë, asht interesante se radikalët kanë me protestue para ndertesës së Kryesisë, dhe jo para ndërtesës së qeverisë, ku do të mbahen takimet në mes të delegacionit amerikan dhe atij serb.

Protesta fillon n’orën 17:00, dhe për këtë rast janë përgadit blluza të veçanta me fjalët, “Votoni për Trump’in”.

Kjo asht nji tjetër formë e protestës kundër Biden’it, meqenëse ai e mbështet kandidaturën e Hillary Clinton’it për president të Shteteve të Bashkueme, si dhe mbërriti në Serbi direkt nga tubimi mbështetës në Pensilvani.