“Radio Televizija Serbije” (RTS) emiton pamje te sulmeve ajrore te ushtrise serbe ne Kosove!

“Radio Televizija Serbije” (RTS), mediumi famekeq qe aq shume mbjelli urrejtje e plasoi dezinformata gjate viteve ’90, sa u ba edhe cak i sulmeve te NATO’s, për herë të parë prejse ky vend asht sulmu nga forcat ajrore të Aleances, ka transmetue pamje filmike të cilat dëshmojnë sulmet ajrore të forcave të Ushtisë së Serbise nga koha e kriminelit Milosevic, sesi sulmoheshin caqet civile të Kosovës.

 

Në reportazhin e gjatë të emituem në RTS, ky televizion sjell mes tjerash edhe bisedën me ish-Komandantin luftarak të forcave serbe Sreto Malinovic, i cili ma vonë ishte gradue në Gjeneral kurse sot asht në pension.
RTS në këtë bisedë raporton që sulmet e avionave të ushtrisë serbe të tipit “Orao” kane pase për cak pikat e UÇK, por asnjiherë nuk përmenden civilët e vramë në këto sulme.