Raketa e re bërthamore ruse: E shkatërron Francën me nji goditje! (Video)

Rusia ka zbulue se si ka me qenë raketa ma e madhe bërthamore, mjaftueshëm e fuqishme sa për me shkatërrue nji shtet të madh sa Franca me nji goditje të vetme.

Vladimir Putin po synon me zavendësue arsenalin e tij të raketave SS-18 Satan me super-raketat RS-28 Sarmat.

Ato janë të pajisuna me 16 mbushje bërthamore, simbas fotove të postueme online.

Raketat kanë me qenë gati për në vitin 2018.

Përpara tyne, bombat e hedhuna në Hiroshimë dhe Nagasaki kanë me qenë si lodra femijësh, thonë ekspertët.

Moska thotë se këto raketa kanë me qenë në gjendje të shmangin mbrojtjet me radarë dhe munden me udhëtue mjaftueshëm sa për me godit Londrën apo qytetet në brigjet perëndimore të SHBA’ve.

Tensionet mes Perëndimit dhe Moskës janë në pikën ma të naltë prej dekadash.

 

2-raketaaa

 

1-raketaa

 

3-raketaaa