Raketa që mundet me vra diktatorin mbrenda 15 minutave (video)

Avionët e Koresë së Jugut kryen testimin e nji raketë të rrezes së gjatë ajër-tokë, si pjesë e strategjisë “Kill Chain”.

Ministria e Mbrojtjës bani të ditun se raketat Taurus u testuen me sukses.

Ato janë të afta me ba bombardim me precizion në shtetin fqi komunist për 15 minuta.

Avionët F-15K e qëlluen raketën 400 kilometra përpara se të godiste me saktësi të naltë objektivin në brigjet e gadishullit.

Ekspertët thojnë se këto raketa e lejojnë Korenë e Jugut me goditë çdo objektiv në Korenë e Veriut mbrenda 15 minutave.

Në total pritet që rreth 170 raketa Taurus, të importueme nga Gjermania, me u ba gati për akcion.

 

Korea e Jugut po pregaditet për luftë me Korenë e Veriut.

Dje u zyrtarizue krijimi i njisisë ‘Spartan 3000’ që ka për qëllim eliminimin fizik të liderit komunist, Kim Jong-un.

Tensionet në këtë rajon janë shumë të nalta.

Mendohet se të Shtunën, vendi komunist ka me krye nji tjetër testim të raketave ballistike.