Raketat e Iranit me mbishkrimin: “Izraeli do zhduket nga faqja e dheut”

Irani hodhi dy raketa të reja me mbishkrimin “Izraeli do zhduket nga faqja e dheut”.

Mbishkrimi në hebraisht në trupin e raketave vjen si nji tjetër sfidë ndaj kritikave për testimet e raketave ballistike.

Simbas Daily Mail, raketat u testuen në vargmalin Alborz, si nji shfaqje force kundër vizitës së zavendëspresidentit amerikan, Joe Biden, n’Izrael.

Edhe në të shkuemen, Irani ka qellu raketa me mbishkrime kundër Izraelit, por ky asht rasti i parë që kur vendi nenshkroi nji marrëveshje bërthamore me fuqitë botnore, përfshi këtu Amerikën.

SHBA dhe Izraeli nuk kanë ba komente.

Agjencia shtetnore e lajmeve iraniane tha se raketat qelluen objektivat e tyne rreth 1400 kilometra larg.