Rakic: Edita Tahiri nuk pyetet për Veriun

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, ka reague ashpër ndaj deklaratave të ministres për Dialog, Edita Tahiri, e cila gjatë nji takimi me kryetarin e Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, ka thanë se “në këtë moment duhet të jemi të fokusuar së pari për realizimin e marrëveshjes për rivitalizimin e urës, në mënyrë që ajo të hapet sa ma shpejt për lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve në të dy drejtimet, gja që ka me lehtësue mandej edhe procesin e rindërtimit të xhamisë aty ku ka qenë”.

Simbas Rakicit, Edita Tahiri nuk asht e autorizueme që me vendosë për zgjidhjet urbanistike në veri të Kosovës, dhe se ajo nuk ka me u konsultue e as pyetë se ku ka me u ndërtue xhamia në pjesën veriore të Ibrit, shkruenn sot gazeta “Zëri”.