Rakic: Kjo asht arsyeja pse jemi në Qeveri

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic ka deklarue se inkuadrimi i tyne në Qeverinë Haradinaj asht ba me qëllim me ju sigurue serbëve nji jetë ma të mirë.

“Për fat të keq serbët nuk kanë qenë në gjendje të zgjedhin përfaqësuesit e tyne politik të shqiptarëve, por ajo që na ban të lumtun asht se as shqiptarët nuk arritën të zgjedhin përfaqësuesit politik të serbëve”, tha Rakic për TV Pink.

Kryetari i Listes Serbe tha se kanë  me luftue për nji jetë ma të mirë të serbëve, tue përfshi zhvillimin ekonomik dhe kthimin e të zhvendosunve.

Tue fol për kritikat e opozitës serbe për hymjen në qeverinë Haradinaj, ai ka thanë se kritikuesit as nuk e dinë ku janë vendet në të cilat jetojnë shumica serbe.