Rakic: Krejt vendimet i marrim në konsultime me Beogradin

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, që pritet me garue përsëri për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore, ka thanë se partia e tij të gjitha vendimet i merr në konsultime me Beogradin.

Simbas Rakic, edhe listat dhe kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale kanë menu ba në konsultime dhe pajtim me politikat e qeverisë serbe.

“Na i marrim krejt vendimet në konsultime me Beogradin dhe me njerëzit tanë, sepse janë ata që na i përfaqësojmë, problemet e të cilëve duhet t’i zgjidhim”, shkruen Novosti, transmeto Klan.