Rakic në Paris: Kosova asht zemra e Serbisë

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic ka zhvillue të Premten mbrama në Paris nji takim me ambasadorin serb në UNESCO, Darko Tanashkovic.

Atje ata kanë ndjek premierën e filmit të Boris Malagursky, “Kosova – nji rast civilizimi”, e cila asht mbajt në kryeqytetin francez.

Rakic ma tej ka thanë se ka tri gjana që serbëve te Kosovës kanë me ju shërby si udhërrëfyes për të tashmen dhe t’ardhmen, shkruen Kossev, përcjell Klan Kosova.

“Derisa të bjen këmbana në Tempullin e Shën Dimitrius në Mitrovicë, të valojë flamuri në fortesën e Zveçanit dhe të mbahet liturgji në Visoki të Deçanit, serbët do të kenë nji udhërrëfyes mbi të tashmen dhe t’ardhmen”, ka qenë porosia e Rakic për Tanashkovic.

“Kosova dhe Metohija asht zemra e shtetit të Serbisë, kulturës, religjionit dhe jetës. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare asht obligim për qytetarët e Serbisë që jetojnë në Kosovë e Metohi, si për paraardhësit ashtu edhe për pasardhësit”, ka shtue ai.

Rakic në Paris ka shkue nga Moska ku asht takue me përfaqësuesit e Putin, nga të cilët ka marrë mbështetje.