Rama ‘arsyetohet’ për deklaratën kundër Donald Trump

Kryeministri i Shqipnisë Edi Rama, tue u arsyetue sot në Tiranë për deklaratat që kishte ba kundër Trump, ka thanë se ishte prekë që ai ka folë kundër Kosovës. Por, e vërteta asht se Trump nuk ka ba ndonji deklaratë kundër Kosovës.

Kryeministri Edi Rama gjatë nji konference për media, sot në Tiranë, ka thanë se deklaratat kundër Trump, i ka ba për shkak të Kosovës. Nuk dihet se cilave deklarata të Trump ju referohet Rama.he kishte shpjeguar se ata janë viktimë e një aktori serbo-amerikan i cili kishte fabrikuar intervistën.

“Unë jam shprehë kundër Donald Trump si kandidat, sepse më kanë prekë si shqiptar deklaratat për Kosovën, myslimanët, emigrantët dhe nuk jam i vetëm. Jam nji pikë uji në detin e diskutimeve të panevojshme.

Respektimi im si kryeministër dhe qytetar i këtij vendi për popullin, qeverinë dhe presidentin si mishërim i votës së lirë dhe miqësia dhe aleanca as që mundet me u vnue në diskutim, ka thanë Rama.