Rama-Bashës: Qe pikat që nuk kanë me u biesdue në takimin tonë

Dy ditë para takimit me kryetarin e PD’s, Lulzim Basha, Kryeministri i Shqipnisë Edi Rama ka heqë nji pengesë për kompromisin mbi reformën në drejtësi. Nga tribuna e kongresit të partisë ma të madhe të çamëve, PDIU, Rama i ka premtue opozitës se pranon propozimin për votimin me 2/3 të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi.

Megjithatë, Rama bani të qartë edhe njiherë dy pika ku nuk mundet me u negociue me opozitën:

“Kemi qenë dhe jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset, por me dy kushte”, tha kryeministri Rama. E para, deklaroi Rama, nuk ka kompromis mbi shtyllën themelore të reformës, që asht hedhja në erë e sistemit të korruptuem që mban bashkë gjykatës e prokurorë që nuk duhet me hetue e me gjykue të tjerët, por duhet me u hetue e gjykue nga drejtësia. Këtu, Rama saktësoi se ky proces “garantohet përmes nji skanimi me kontroll ndërkombëtar të pasunisë, të karrierës, të vendimmarrjeve dhe të aftësive”.

“Vetëm mbasi ta kalojnë këtë test me standardet më të nalta ndërkombëtare, munden me u ulë në punë e me hetue dhe gjykue të tjetër”, tha Rama, tuee nënvizue rolin që kanë me pasë ndërkombëtarët në sistemin e drejtësisë.

“E dyta, nuk negociohet përbamja e sistemit. Asht nji sistem i ri që ka me u ngritë mbi sistemin e vjetër, që reforma ka me shembë, sepse ky asht vullneti i ma shumë se 90% të shqiptarëve”, deklaroi Rama.