Rama e Basha takohen persëri: Pritet detajimi i marrëveshjes!

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, e kanë nis ditën e Ejte me takim.

Mbasi qëndruen së bashku deri n’orët e para të mëngjesit, ku janë dakord për nji marrëveshje politike, ata janë takue persëri në Pallatin e Kongreseve.

Këtë herë ata kanë me bisedue për detajimin e marrëveshjes.

Pamvarësisht situatës së vështirë politike në vend, Rama e Basha kanë realizue disa takime mes tyne.

Por vetëm mbramjen e shkueme, tue u gdhi e Ejtja, u arritë nji marrëveshje.

Mësohet se në këtë takim, Basha shoqnohet nga deputeti Oerd Bylykbashi.

Kurse Rama shoqnohet nga Engjëll Agaçi.