Rama e ‘godet’ perseri Greqinë: Eci koha kur fqinji i pasun i kallxon arat të varfnit!

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama pritet me folë gjatë seancës së sotme në Kuvend lidhun me Greqinë dhe deklaratat e tij që nuk u pritën mirë atje.

Përmes nji statusi në “Facebook” kreu i qeverisë ka deklarue se “ka marrë fund koha kur fqinji i pasun i tregonte arat fqinjit të varfën”.

“Nesër në kuvend do ta marrin përgjigjen time për sa kanë thënë këto ditë, fqinjët tanë të vjetër e të dashur, me të cilët duhet dhe duam të kemi marrëdhënie të shkëlqyera!

E që t’i kemi të tilla, na duhet patjetër të jemi të hapur, të vërtetë e të barabarte me njëri­tjetrin!

Sepse koha e fqinjit të pasur që i tregonte arat fqinjit të varfër ka marrë fund mes nesh”, deklaroi Rama.

Dje, ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, u thirr nga autoritetet greke për me dhanë sqarime mbi deklaratat e fundit të Ministrisë së Jashtme të Shqipnisë dhe reagimeve të kryeministrit Edi Rama, shkruen gazeta Shekulli.