Rama e Thaçi përshëndesin me ‘selfie’, ulin ‘tensionet’ Kosovë-Shqipni

Mbas polemikave në distancë ndërmjet Qeverisë së Shqipnisë dhe Qeverisë së Kosovës, lidhun me deklaratat dhe qëndrimet e Edi Ramës në takimet e zhvillueme në Serbi, doket se situata asht normalie tashma.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërri në Tiranë për me marrë pjesë në nji emision televiziv dhe e ka shfrytëzue rastin që të takohet edhe me kryeministrin Rama.

Rama e ka publikue në Twitter foton me Thaçin.

“Pas një kafeje në Tiranë”, ka shkrue Rama dhe ka vendosë flamurin e Shqipnisë dhe atë të Kosovë.

edosaa1