Rama e vlerëson shumë Vucic’in dhe mandej Mustafën e Thaçin

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama ka deklarue se marrëdhaniet e Serbisë dhe Shqipnisë janë të mira, por se problemi ma i madh i të dyja vendeve asht raporti ndaj statusit të Kosovës.

“Mosnjohja e Kosovës asht shëjë se ende nuk egziston gadishmëni për përballje të hapun me të kaluemen dhe të ardhmen”, ka thanë Rama në intervistë për “Veçernje Novosti”.

Ai ka vlerësue se Serbia dhe Kosova kanë vendosë raporte të mira.

“Kjo asht arritë fal lidershipit të Aleksandar Vucicit, si dhe nga ana tjetër, Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe të tjerëve, të cilët kanë mundësue dialog të pandërpremë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thanë Rama.