Rama e Vucic takohen me liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic dhe homologu i tij nga Shqipnia, Edi Rama, janë takue sot me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Vucic dhe Rama kanë bisedue me kryetarin e Bujanovcit, Shaip Kamberin, kryetaren e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin.

Në takimin kanë marrë pjesë edhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Riza Halimi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, si dhe kryetari i Bujanovcit, Jonuz Musliu.

Ndërsa, dje në Beograd Rama i kishte takue, pa Vucicin, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.