Rama feston datëlindjen n’Elize: Qe momentet me Merkel e Hollande!

Kryeministri Edi Rama e ka pasë të pamundun me festue 52-vjetorin e lindjes, mbasi ndodhej në Samitin e Parisit.

Por Ramës i ka ba nji surprizë presidenti francez, Francois Hollande.

Hollande ka zhvillue nji festë, ndërsa organizohej darka përmbyllëse e samitit ku merrnin pjesë liderat e gjashtë vendeve të Ballkanit si dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Përfaqësuesja e Naltë për Politikën e Jashtme në BE, Frederika Mongerini, Komisioneri për Zgjanimin, Johannes Hahn dhe Presidenti i Francës, Francois Hollande.

“Nuk e kisha imagjinue zoti president se ju do të kishit organizue këtë darkë kaq të mrekullueshme në Pallatin e Elizesë për ditëlindjen time dhe madje do të ftonit edhe kancelaren që të merrte pjesë! Unë nuk di si t’ju falënderoj por ju siguroj se keni ba gjanë e duhun, sa ma shumë na me festue së bashku aq ma mirë ju europianët e BE keni me kuptue vlerën shpirtnore të shqiptarëve të Ballkanit për BE”, asht shpreh Rama me humor.
Mbas fjalës së Ramës salla prej rreth 200 vetash ka shpërthye në të qeshuna e duartrokitje dhe më pas presidenti Hollande ka porosit tortën e ditëlindjes së Edi Ramës.

Ndërkohë që shuente qiririn e tortës kryeministri shqiptar asht shpreh “Urimi im asht që Ballkani të bahet sa ma parë pjesë e BE për me ju kthye Europës buzëqeshjen!”

 

2-ramma

 

3-vucicrama

 

ramahollande

 

raammerkel

 

7-ramamerkel

 

9=ramamerkel