Rama – Gazetarëve: Trafiku i drogës ka me vazhdue edhe për nji kohë të shkurtë

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, ka ftue tre gazetarë në Velipojë për nji mëngjes pune dhe ju asht përgjigjë pyetjeve të tyne në transmetim direkt.

Pyetjes se qysh e gjykon ai mungesën e radarëve në det dhe letrën e kyetarit të Policisë, Haki Çakos, ku vnon në dijeni ish-ministrin e Mbrendshëm, Dritan Demiraj, Rama iu përgjigj tue e minimizue problemin e kanabisit: Trafiku i drogës ka me vazhdue edhe për nji kohë të shkurtë, tha ai.

“E vërteta është e vërtetë dhe propaganda është propagandë, deri tani e turpshme, – tha rama, – sepse siç e konfirmojnë partnerët tanë, territori është i pastruar nga kjo ‘mortje” dhe kjo që ndodh në pikëpamje të transportit dhe lufta për ta ndaluar trafikuesit do të vazhdojë edhe një kohë të shkurtër dhe do të minimizohet. Kjo histori nuk do të përbëjë më asnjë lajm dhe asnjë aktualitet.”

Po, Z. Rama, ju kuptoj, por a është shqetësuese që Shefi I Policisë evidenton mungesën e radarëve dhe i drejton gishtin, Ministrisë së Mbrojtjes?

Rama: Qëllimi I letrës nuk është të krijojë përplasje mes institucioneve, por të bëjnë luftë të përbashkët. Edhe BE, edhe Komisioni Europian janë të informuar në kohë reale për kanabisin, sepse kush ka hyrë në rol për të luajtur këtë film, duhet ta dijë se ky film mbaron këtë vit.”

Shperndaje në: