Rama ‘godet’ fort: S’ka ma vend për diplomat burokratë

Në nji takim me ambasadorët e Shqipnisë në vendet e hueja, Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka ma vend për burokratë në shërbimin e jashtëm.

“Nuk ka vend për diplomatë që nuk kanë kulturën m’u artikulue në gjuhën amtare, lëre ma mbas në nji gjuhë të huej. Nuk duhen individë që nuk janë në gjendje me i kuptue rrjedhat politike dhe me i përkthy simbas interesave tona.

Ashtë ba goxha pastrim këto 4 vjet nga gjithfarëlloj parazitësh të katapultuem në përfaqësitë tona për arsye nga ma të ndryshmet, përveç arsyes për me i shërby vendit. Por, ende kemi diplomatë delenxhinj”, tha Rama.

Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë foli edhe për shoferët e ambasadave.

“Nuk po zbres deri te shoferët e ambasadave, ku edhe sot gjendet ndonjë allçak nga ata që i kthyen ambasadorët në kambësore dhe kerret e shtetit në taksi familjare”, u shpreh Rama.