Rama hap ‘BunkerArt 2’, të përndjekunit dalin me nji dron (video)

N’oborrin e Ministrisë së Mbrendshme u çel për publikun “Bunkeri Muze” dhe në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrendshëm, Saimir Tahiri.

Simbas Top Channel, kryeministri tha se hapja e këtij bunkeri ka nji mision: kujtesën dhe nderimin e viktimave të regjimit.

“Sepse cilido që harron të kaluemen asht i dënuem që në këtë jetë me rijetue atë”, u shpreh ai.

 

Në këtë ceremoni, Kryeministri përmendi edhe dosjet dhe foli për disa që i tremben hapjes së tyne”.

Ai ftoi veçanërisht të rijtë me vizitua atë për me u njoft me të shkuemen.

Rama postoi edhe videon e maposhtme nga mbrendësia e BunkArt 2.

E derisa Rama po fliste, të përndjekunit kanë ngrit në qiellin sipër Ministrisë së Mbrendshme nji dron.

Në dron ishte vendos nji banderolë ku shkruhej “Edvin Kristaq Rama, kërko falje për vrasjen e Havzi Nelës”.

 

3-bunker

 

4-bunker

 

5-bunker

 

6-bunker