Rama i jep zemër Kombëtares para nisjes n’Francë

Kryeministri Edi Rama ka vizitue mbramjen e së Diellës ekipin kombëtar, që gjendet në Bergamo.

Ai asht takue me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, trajnerin Giovanni De Biasi dhe drejtues të tjerë të skuadrës.

Rama u informue për përgaditjet e ekipit dhe shprehu deshirën për nji takim me krejt futbollistët para nisjes për në Francë.

“Mirupafshim në Francë, në përcjelljen e kuqezinjve për në finalet historike të Euro2016”, shkruen Rama në rrjetet sociale.

Në hotelin ku po qendrojnë futbollistët kuqezi sot u organizue nji takim mes ekipit kombëtar dhe kryeministrit Edi Rama, në orë’ 09.00.

Menjiherë mbas këtij takimi, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të niset n’aeroportin e Bergamos.