Rama ja kthen Vucic’it: Trepça asht e Kosovës dhe i takon qytetarëve të saj!

Kryeministri i Shqipnisë Edi Rama, në Forumin e Sigurisë i cili po mbahet në Beograd, tue fol për raportet mes Kosovës dhe Beogradit, ka thanë se Kosova asht aty ku me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vucic nuk pajtohen fare.
Rama, në përballje me Vucic’in ka thanë se sa ma shpejt Serbia me njoft Kosovën kishte me qenë ma mirë për të gjithë.

Por simbas tij, liderat politik nga Prishtina dhe Beogradi duhet me u lavdue për dialogun që po zhvillojnë.

Tue fol lidhun me situatën  e Trepçës, Rama ka thanë se ajo i takon Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Trepça asht në tokën e Kosovës, çfarë bani ju më të, e transportoni në Beograd. Ajo asht në tokë të Kosovës dhe i takon qytetarëve të saj, qofshin shqiptarë apo serbë”, ka thanë Rama.

Kryeministri i Shqipnisë ka folë për randësinë e bashkëpunimit mes popujve të rajonit.