Rama jep alarmin për FAZ: Rusia po futë duert n’Ballkan!

ediramama

Rusia dhe militantët islamikë munden me tentue me zgjanue ndikimin e tyne në Ballkan nëse Bashkimi Europian nuk i pranon si anëtare këto vende.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama n’intervistën e gazetës “Frankfurter Allgemeiner Zeitung” se asht n’interesin e BE’s me sjellë në radhët e saj vendet e Ballkanit.

 

“Nëse duem të kemi nji BE të sigurt dhe të qendrueshme, nuk asht mirë me u krijue vrima”,tha Rama.

“Përveç kësaj, nuk kemi me harrue se ka aktorë të tretë, që po luejnë lojën e tyne dhe që munden me perfitue nëse BE len nji vakuum këtu,” tha Rama.

“Po flas për Rusinë, por po flas edhe për Islamin Radikal,” shtoi Rama.

Simbas Reuters, diplomatët në Ballkan thonë se Rusia po tenton me zgjanue ndikimin në vende si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe tashmë edhe Shqipnia.

Rama tha se Shqipnia ka me vazhdue rrugën drejt BE’s, po ka dyshime mbi aftësitë e bllokut për me pranue anëtarë të ri.

“Nuk asht problemi te koha që na duhet, asht fjala te vullneti i BE’s për me vazhdue me u zhvillue. Në këtë kohë na jemi politikisht në formë të mirë, por BE nuk asht”, ka theksue Rama.