Rama kallxon tri mesazhet e deklaratës së Merkel’it! (foto)

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama dje ka zhvillue nji takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Gjermani.
Takimi i Ramës me Merkel’in ka ardhë pak ditë mbasi deputeti i Bundestagut, Krichbaum, kishte thanë se Shqipnia nuk ka përmbushë kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ndërsa, kryeministri Rama ka postue në Facebook mesazhet kyçe simbas tij, që i ka dhanë Merkel.

 

Ky asht postimi i plotë i Ramës:

Berlin 28 nëntor 🇦🇱🇩🇪 – TRE MESAZHET KYÇE TË DEKLARATËS SË KANCELARES MERKEL

….Ne sot mund të themi se Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht gjatë viteve të fundit dhe se janë bërë reforma të rëndësishme, të cilat duhet të vazhdojnë të ndërmerren. Komisioni Europian ndjek zhvillimet e vazhdueshme në Shqipëri dhe e ka pranuar, gjithashtu, këtë progres në raportin e tij te fundit. Dua të përgëzoj përzemërsisht Kryeministrin Edi Rama për këto hapa përpara.

… Tani natyrshëm, duhet të vazhdojmë së bashku në këtë rrugë, mbi këto piketa të rëndësishme. Komisioni Europian ka identifikuar pesë prioritetet. Ketu përfshihet ndër të tjera zbatimi i vazhdueshëm i reformes ne drejtesi. Por sigurisht edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku nevojiten masa të përhershme në rendin e ditës, çka është pohuar edhe nga Komisioni Evropian.

… Unë besoj se ne mund të themi në përgjithësi se tashmë më e rëndësishmja është bërë. Ai që i sheh konfliktet e politikës së brendshme, e di se sa shumë forcë dhe kurajo duhet për të ecur përpara në këtë rrugë. Ne do të flasim më në detaje për se si Gjermania mund të ndihmojë, për të siguruar që përparimi në këtë rrugë të mund të rrënjoset me sukses.

 

2-ramamerkel

 

3-ramamerkel

 

4-ramamerkel