Rama: Kosova synon me qenë pjesë e NATO’s

Komandanti i FSK’s, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thanë gjatë nji takimi me nji delegacion të përfaqësuesve të Komitetit për Marrëdhanie Ndërkombëtare të Shtëpisë së Lordëve të Britanisë së Madhe, se synojnë që në t’ardhmen Kosova me qenë pjesë e NATO’s.

Ai e ka njoftue delegacionin e Britanisë së Madhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK’s, sukseset dhe t’arritunat e përgjithshme të FSK’s.

Komandanti i FSK’s, mysafirët i njoftoi edhe me misionin e tanishëm të FSK’s, pregaditjet për transformimin e FSK’s, si për vështirësitë nëpër të cilat po kalon ky proces.

E n’emën të delegacionit të Lordëve nga Britania e Madhe, Lordi Bruce Grocott, u interesue me ditë ma shumë rreth integrimit të pjesëtarëve të komuniteteve në kuadër të FSK’s.

 

Shperndaje në: