Rama: Lazarati dogji bankën e atyne që fitonin miliarda!

Kryeministri Rama ka shenu këtë të Martë, Lazaratin, si suksesin ma të madh të Ministrisë së Mbrendshme dhe të qeverisë së tij.

 
Deklaratën ai e ka ba në nisje të testimit të kandidatëve të rijë të policisë.

 
“Njeriu ma i goditun i qeverisë sonë, besoj edhe në mjedisin politik mbas meje sigurisht që kam lind për të qenë i goditun, asht ministri i mbrendshëm ndaj të cilit vazhdon nji ofensivë e organizueme dhe e përditshme që ka prodhu në dy vjet e gjysë mbi 1300 deklarata, konferenca, referenca, qendrime agresive, kriminalizuese për ministrin e mbrendshëm.

Nëse cilido prej jush do i lexonte pa filtër, nuk do ishte këtu sot, do t’i rrinte kilometra të tana larg kësaj salle”,­ tha Rama

Por deklarata e tij qendrore asht ajo që lidhet me Lazaratin.
“Lazarati ishte shumë ma teper se sa ai bari magjik dhe se sa disa gangsterë lokal me automatik, ishte nji bankë e parasë së zezë që qarkullonte miliarda dhe djegia e plantacioneve të barit magjik arrestimi i atyne gangove ishte pjesa e dukshme, nderkohë ato flakë dogjen nji bankë, paratë e së cilës nuk qarkullojnë ma dhe ata që përfitonin këto para kanë humbë miliarda por s’kanë humbë fuqinë për të luftue, me maskat e politikës, medias dhe me zanin që krimi ja merr politikës ja merr segmenteve të tjera për të folë n’emnin e tij tue përbalt.

Kjo asht domethënia ma e madhe e suksesit të punës në reformimin e punës së policisë së shtetit.” u shpreh Rama

Tue godit edhe njiherë mediat që simbas tij perbaltin qeverinë.