Rama mbas betimit mbledh Qeverinë për herë të parë

Qeveria ‘Rama 2’ ka m’u betue sot n’orën 17:00 para Presidentit Ilir Meta.

Ky moment shënon zyrtarisht edhe përfundimin e procedurave ligjore dhe nisjen zyrtarisht nga puna të saj.

Mbas betimit, Kryeministri Rama ka me zhvillue mbledhjen e parë zyrtare të Qeverisë, me ministrat e ri.

Miratimi i qeverisë dhe programit të saj në Kuvend u ba mëngjesin e sotëm mbas nji seance maratonë që nisi të Martën n’orën 09:00.

Në diskutimet dhe debatet mbi Qeverinë pothuejse folën të gjithë deputetët, ndërsa opozita (PD dhe LSI) u shprehën kundër. /albeu.com

 

Shperndaje në: