Rama: Mosnjohja e Kosovës nga Serbia, nuk na pengon me bashkëpunue (Video)

Në komunikimin e javës në rrjetin social Facebook, i pari i qeverisë së Shqipnisë, Edi Rama ka folë për ma shumë se 7 minuta rreth vizitës së tij në Serbi dhe atë çka e lidhë Shqipninë me këtë shtet.

“Me Serbinë na bashkon rruga drejt BE. Jemi të angazhuem për politika të reja me Serbinë. Duhet të zgjedhim ose të rrimë të ndamë ose të komunikojmë. Pa dialog nuk ka zhvillim dhe paqe për popujt tanë”, ka thanë Rama.

Simbas tij, qëndrimet diametralisht të kundërta rreth pamvarësisë së Kosovës, nuk e pengon Shqëipninë që me bashkëpunue me Serbinë.