Rama në Jordani. Mbreti Abdullah akuzon Erdoganin

ramaabdullah

Përpara se të zhvillohej Kongresi i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vizitoi Jordaninë.

Pak informacion u dha për këtë vizitë.

“Dje në Jordani me Mbretin Abdullah II dhe liderë të tjerë nga rajoni, si edhe përfaqësues nga BE, SHBA, NATO e institucione të tjera ndërkombëtare, për të forcu ndërveprimin në fushën e sigurisë e të luftës shumëplanëshe kundër ekstremizmit,” shkroi Edi Rama në FB.

Por të Premten, nji portal i njohun për lajmet nga Lindja e Mesme, jep disa të dhëna interesante.

Gazetari David Hearst i Middle East Eye shkruen se Mbreti Abdullah iu asht anku disa zyrtarëve të naltë amerikanë se Turqia po eksporton terroristë n’Europë.

“Fakti se terroristët po shkojnë n’Europë, asht pjesë e nji politike turke,” tha ai.

I pyetun nga nji kongresmen amerikan, nëse ISIS po eksporton naftë në Turqi, Abdullah u përgjigj: “Absolutisht”.

Abdullah tha se presidenti turk, Erdogan beson në nji zgjidhje radikale islamike në rajon.

“Mbreti i ftoi politikanët amerikanë që të pyesin drejtuesit e Kosovës dhe Shqipnisë në lidhje me turqit. Abdullah tha se këto dy vende po i luten Europës që t’i bajë pjesë të saj, përpara se ta bante Erdogani”, shkruen gazetari.

“Abdullah u mbështet në fjalën e tij nga ministri i tij i Jashtëm, Nasser Judeh, që tha se kryeministri shqiptar asht nji katolik i martuem me nji myslimane, dhe asht nji model që duhet mbrojt në nji vend me shumicë myslimane”./mapo.al/