Rama në OKB: Pamvarësia e Kosovës solli stabilitet, jo me izolue BE (video)

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’s, Kryeministri Edi Rama ka deklarue se prioritet i qeverisjes së tij asht anëtarësimi në BE.

“Integrimi prek çdo qelizë të arkitekturës sonë të zhvillimit. Asht aftësia jonë për me ba reformat e nevojshme që do të mundësojnë këtë proces. Reforma e drejtësisë që po zbatojmë asht çelësi”, ka deklarue Rama.

Kreu i Qeverisë shqiptare tha se Shqipnia pret që partnerët europianë me hapë dyert për negociatat e anëtarësimit.

“Shpresojmë që BE, pamvarësisht krizës aktuale, zgjanimin ta ketë prioritet. Aq sa Shqipnia ka nevojë për BE, aq edhe BE ka nevojë për nji Ballkan ma të zhvilluem e të qendrueshëm”, ka thanë Rama.

Rama ka nënvizue se asht e nevojshme që ndërkombëtarët me i trajtue në mënyrë të barabartë krejt faktorët në rajonin e Ballkanit, përfshi këtu Kosovën, e cila simbas tij ka nevojë m’u anëtarësue në institucionet ndërkombëtare.

“Prandaj na besojmë se anëtarësimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtarë ka me i shërby stabilitetit. Shumë e kanë përdor këtë foltore për me deklarue se nga Pamvarësia e Kosovës kanë me lindë forca t’errëta. Asnji nga këto nuk ndodhi. Sot Ballkani Perëndimor asht shumë i mirë se 7 apo 10 vjet përpara. Pamvarësia e Kosovës jo vetëm nuk çliroi asnji forcë të errët, por solli stabilitet”, ka shtue Rama.

Ndër të tjera gjatë fjalimit të tij, kryeministri shqiptar ka folë për kërcënimet që i kanosen sot mbanë botës nga fenomenet e rrezikshme si terrorizmi dhe ekstremizmi.

“Rendi global asht sfidue seriozisht. Asnji vend, sado i madh e i fuqishëm nuk mund të përballet me këto probleme i vetëm. Këto kriza kërkojnë nji akcion të bashkërenduem. Disfata e ISIS në terren nuk do të thotë se ai ka m’u zhduk përfundimisht”, ka thanë Rama.

Tue theksue se, Shqipnia ishte nji prej vendeve të para që ju bashkue koalicionit ndërkombëtar, Kryeministri ka shtue se Shqipnia asht e gatshëm me i kry detyrat e tij në këtë drejtim.

 

Shperndaje në: