Rama në samitin për refugjatët, bashkë me Merkel, Vucic dhe Tsipras!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Viena, me ftesë të Kancelarit austriak Christian Kern, për me marrë pjesë ne punimet e Samitit “Migrimi përgjatë rrugës ballkanike”.

Zyra për shtyp e Kryeministrisë njofton se në këtë samit do të jenë të ftuem edhe kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe kryeministrat e vendeve të rajoni, përfshi këtu atë grek dhe serb.

Pjesëmarrësit sipas rendit alfabetik (anglisht)

-Shqipëria – Z. Edi Rama, Kryeministër

-Austria – Z. Christian Kern, Kancelar federal

-Bullgaria – Z. Boiko Borissov, Kryeministër

-Kroacia – Z. Tihomir Oreskovic, Kryeministër

-Gjermania – Znj. Angela Merkel, Kancelare federale

-Greqia – Z. Alexis Tsipras, Kryeministër

-Hungaria – Z. Victor Orban, Kryeministër

-Maqedonia – Z. Emil Dimitriev, Kryeministër ad interim

-Rumania – Z. Dacian Ciolos, Kryeministër

-Serbia – Z. Aleskandar Vucic, Kryeministër

-Sllovenia – Z. Miro Cerar, Kryeministër.

Në takim marrin pjesë gjithashtu dhe presidenti i Këshillit Europian ,Donald Tusk si dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.