Rama në takimin me Mogherini’n: Nuk i hapim kufijtë për refugjatë, por as nuk ndërtojmë mure

Në konferencën e përbashkët për media me Përfaqësuesen e Naltë të Bashkimit Europian Federica Mogherini, Kryeministri Edi Rama ripërsëriti qëndrimin e shprehun disa ditë ma parë, se Shqipnia nuk ka me i hap kufijtë për refugjatë, por as nuk ka me ndërtue mure.

Shqipëria është një vend i vogël, por asnjëherë nuk i ka bërë bisht përgjegjësisë së vet me partnerët tanë. Jemi besnikë të vlerave dhe parimeve të Europës, por ne nuk do të hapim kufijtë, por nuk do të ngrëmë as mure. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë brenda një plani europian. Kjo është një sfidë europiane, nuk është sfida e Greqisë, as e Italisë dhe aq më pak e Shqipërisë. Është sfidë e BE dhe brenda kësaj jemi edhe ne, që për momentin jemi E pa B, por megjithëse nuk e kemi atë B jemi sjellë si qytetarë europianë, ndërkohë që të tjerë që e kanë atë B përpara janë sjellë si të kategorisë B përballë parimeve dhe vlerave europiane”, u shpreh Rama.
E vetë Mogherini u ndal te reforma në drejtësi, tue tregue arsyen kryesore se pse ajo duhet me u miratue nga klasa politike.
Është e pashembullt që një udhëheqje politike të ketë një mbështetje kaq të madhe për një reformë, prandaj bëjeni këtë reformë jo se e kërkon Brukseli, por sepse qytetarët e kërkojnë këtë gjë”, tha ajo. /tch/