Rama: Nuk fola n’emën të Kosovës, por për Kosovën, e për këtë nuk marrë leje prej askujt

Politikanë dhe analistë të ndryshëm në Kosovë kanë dalë kundër Kryeministrit Edi Rama, tue i thanë mos me folë n’emën të Kosovës gjatë vizitës së tij në Serbi, ku bisedoi me Kryeministrin serb Aleksandar Vucic.

Kryeministri shqiptar u asht përgjigjë tanë kritikëve që e akuzojnë mos me folë n’emën të shtetit kosovar.

I ftuem në emisionin “Studio e Hapun” në News24, Rama tha se nuk fola n’emën të Kosovës, por për Kosovën.

Kryeministri ka shtue se për me folë për Kosovën dhe jo n’emën të Kosovës, nuk asht e nevojshme me i marrë leje askujt.