Rama për Akademinë, zgjodhi farsën, s’ka fonde!

Kryeministri Edi Rama ka reague persëri lidhun me Akademinë e Shkencave, e cila simbas tij dështoi në marrjen e vendimit të duhun.

“Meqë Akademia e Shkencave zgjodhi farsën, uroj me gjetë edhe fondet për vijimin e farsës.

Fondet tona kanë me i shkue universitetit për kërkim shkencor”, ka deklarue Rama në rrjetet sociale.

Rama ka konfirmue kështu paralajmërimin e bamë ma herët gjatë ditës, me rastin e ditës së zgjedhjeve në ASH.

“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk ka me marrë ma asnji qindarkë nga buxheti e ka me ju dashtë me dorëzue godinën! Prandaj, stop farsës”, shkroi Rama.

E themelueme më 1972, Akademia e Shkencave asht institucioni ma i madh shkencor në Shqipni.

Me 26 anëtarë, akademikë; 13 anëtarë, akademikë të asociuem dhe 26 anëtarë nderi, akademia ka dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqnore dhe Albanologjike dhe atë të Shkencave Natyrore dhe Teknike.