Rama për Al Jazeera: Jo, bashkimit Shqipni-Kosovë

Kryeministri i Shqipnisë Edi Rama, ka folë rreth bashkimit të Kosovës dhe Shqipnisë. Ai në nji intervistë për Al Jazeera Balkans, ka thanë se Shqipnia e Madhe asnjiherë nuk ka qenë opcion i politikës së tij.

“Nuk ka qenë asnjiherë”, thotë Rama në atë çka ndigjohet në promon e emisionit që emetohet sonte, e Hanë, me fillim në orën 21:00, tue shtue, “Sepse, besoj fuqishëm se Shqipnia e Madhe, Serbia e Madhe, apo çfarëdo qoftë e Madhe asht vetëm ajo që e kaluemja na ka lanë”.

Intervista e Ramës për Al Jazeera vjen mbas vizitës së kryeministrit të Shqipnisë në Beograd, për çka edhe u kritikue shumë nga disa opinionitë e gazetarë në Kosovë.