Rama për televizionin francez: Shqipnia për 10 vjet bahet anëtare e Bashkimit Europian

Mbrenda 10 viteve, Shqipnia ka me u anëtarësue në Bashkimin Europian.

Kështu tha Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama në nji intervistë për Televizionin Publik Francez TV5 Monde, tue paralajmërue se mbrenda këtij viti, vendi ka me paraqitë zyrtarisht kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ma tej, Kryeministri tha se përfshimja e Ballkanit në Bashkimin Europian don me thanë ma shumë siguri të përbashkët për rajonin e ma gjanë.

E i pyetun se në grupin e Shqipnisë në finalet e Europianit të Futbollit që luhet në Francë, ka nji grup vendesh frankofone, Rama u përgjigj se nuk asht nji grup frankofon, por nji grup shqiptarësh, që luejnë me Shqipninë, por edhe me Zvicrën.