Rama perballë analistëve: Çka thotë për Kosovën dhe takimin me Vucic! (Video)

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë n’emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova për çashtjen e anashkalimit të Kosovës në vendimmarrjen me Serbinë.

“E gjitha asht nji shpikje mbasi marrëveshja për rrugën Beograd – Prishtinë – Durrës asht diskutue dhe asht dakordue në tryezën e kryeministrave të rajonit ku i pranishëm në çdo tryezë asht kryeministri i Kosovës”,- ka deklarue Rama.

“S’ka aty asnji lloj anashkalimi nga ana jonë, sepse asht marrëveshje e tryezës së Berlinit dhe aty Kosova asht prezentë”,- siguroi Rama.

Shqiptarët e kanë fitue luftën dhe Serbia e ka humb atë. Kështu duhet edhe të sillemi, ka thanë Kryeministri Rama, në ballafaqim me analistët.

Rama tha se, ka ndigjue disa analistë që flasin për “identitet kosovar” tue nënvizue se, janë ata që nuk morren pjesë në luftë dhe që tash po bajnë luftën e tyne.