Rama prej Turqie: Shqipnia, fronti i ri i naftës

I pranishëm në Kongresin Botnor të Naftës që po mbahet në Turqi, Kryeministri Edi Rama ka deklarue se Shqipnia mund të kthehet në nji destinacion investimesh për kompanitë e mëdhaja.

Tue mbajt fjalimin e tij në këtë event, Rama e ka vnu theksin tek prania e kompanisë së njoftun “Shell”, investimi për gazsjellësin TAP dhe rezervat me burime natyrore që ka Shqipnia.

“Për të gjitha këto arsye, ky asht momenti ma i mirë për me investue në Shqipni. Shqipnia ka çdo mundësi për m’u ba fronti i ri i naftës, por për t’ja dalë me sukses duhet me punue së bashku. Për këtë arsye i jam mirënjohës Presidentit Erdogan dhe Qeverisë turke”, ka thanë Rama.