Rama: Qe çka fola me kryeministrin kroat për Ballist Morinën

Mbasi nisi kontaktet me autoritetet kroate për ekstradimin e Ismail ‘Ballist’ Morinës drejt Serbisë, kryeministri i Shqipnise, Edi Rama, ka ba nji tjetër veprim.

I ndodhun sot në Samitin e Kartës së Adriatikut që po mbahet në kryeqytetin e Malit të Zi, Rama ka takue homologun kroat, Plenkovic dhe i ka kërkue atij nji zgjidhje sa ma të arsyeshme për rastin e tifozit të Shqipnisë.

“Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij”,– shkruen Rama në Facebook.