Rama s’ thotë asgja për autostradën “Durrës –Nish”, Vucic e quen “Nish-Prishtinë”

Në Forumin Biznesor ku po marrin pjesë Kryeministrat e Serbisë dhe Shqipnisë asht fol edhe për autostradën që lidh Kosovën me Serbinë dhe Shqipninë.

Vucic ka përdor emërtime të ndryshme për këtë projekt tue e quejt herë autostrada “Nish –Prishtinë” e herë “Beograd –Tiranë”.

Rama nuk e ka zanë në gojë fare këtë projekt, ndërkohë përfaqësuesja e Bankës Botnore për Ballkanin Perëndimor e ka quejt “Autostrada e Paqes”

“Kur të ndërtohet autostrada Nish-Prishtinë, nga Beogradi deri në Durrës do të arrihet vetëm për 4 e gjysë, ndërsa ndërmarrësit serb do të kenë lidhje të mira me portet shqiptare” ka thanë ai.

“Na jemi ma të shpejtë se pala e Prishtinës me punën e dokumenteve për projektin e kësaj pjese të autostradës” ka thanë Vucic.

Vitin e kaluem Rama dhe Vucic kishin nënshkrue nji marrëveshje për këtë autostradë të emërtueme “Nish –Durrës” tue shkaktue nervozë në Prishtinë për shkak të këtij anashkalimi.