Rama, ‘selam’ Merkelit: S’kam me të zhgënjye për besimin që ke ndaj Shqipnisë

edirama-7.jpg

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama në nji konferencë për media në Berlin mbas takimit që pati me kancelaren Angela Merkel, i ka premtue kësaj të fundit se nuk ka me zhgënjye për besimin që ka ndaj Shqipnisë.

Rama ka deklarue se përmbushja e agjendës së integrimeve, asht në interes kombëtar dhe për qytetarët, të cilët meritojnë të jetojnë në prosperitet.

Ai ka shtue se Shqipnia ka me përkrah fuqishëm vendosjen e prioriteteve nga BE’ja.

“E dashun Merkel, ju shpreh bindjen time se jo veç Shqipnia dhe rajoni kanë nevoj për BE’n, por e njajta gja vlen edhe për Bashkimin Europian. Ju siguroj se nuk kemi me zhgënjye besimin tuej ndaj neve. Kemi me punue për me i realizue andrrat tona për me ba Shqipninë anëtare të BE’s”, ka deklarue Rama.