Rama sherr ‘live’ me Fevziun, i prish emisionin në perfundim!

Pothuejse krejt debati mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” ishte me tone të ashpra dhe aspak miqësor.

Madje “armiqësia” e tyne u vu re që në fillim ku ata të dy nuk denuen me u takue njani-tjetrin madje as të shiheshin në sy deri në momentin e intervistës.

Por gjaja ma e keqe që mundet me i ndodh Fevziut dhe emisionit të tij erdhi në fund.

Në mbyllje të intervistës Rama i nervozuem i tha gazetarit se intervista e mbramjes së sotme ishte kazan.

Rama: Do vi me rregulla të nënshkrueme paraprakisht.

Ishte nji intervistë në kazan.

Nuk kam pa gazetar të flasë më këtë fjalor.

Fevziu: Nuk ndodh zoti Rama që nji kryeministër të mos japë përgjigje.

Rama: Unë jap çdo përgjigje kur kam përballë gazetar jo kur ti ban propagandistin.

 


Rama nuk i jep doren Fevziut by PanoramaVideo