Rama shkon në Beograd, qe për çka flet atje!

3-vucicrama

Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në Forumin për Sigurinë, që do të mbahet në Beograd me 13 Tetor.

Së bashku me homologun e tij serb, Aleksandar Vucic, kreu i egzekutivit ka me diskutue për të ardhmen e marrëdhanieve mes Shqipnisë dhe Serbisë, si dhe bashkëpunimin e tyne në funksion të nji bashkëpunimi ma të mirë në eliminimin e paragjykimeve dhe të rritjes së sigurisë dhe stabilitetit të Europës Juglindore.

Historia e marrëdhanies mes dy vendeve ka qenë e ngrime ndër vite, por në vitet e fundit ato janë rigjallnue.

Kjo asht hera e katërt që Edi Rama viziton Serbinë si Kryeministër.